Milani është skuadra e parë që e ka shkuar emrin në finalen e Kupës së Italisë, pasi e mposhti edhe në ndeshjen e dytë Alessandrian me rezultat 5-0.
Kuqezinjtë kishin arritur të shënojnë fitore në ndeshjen e parë të zhvilluar në Torino me rezultat 1-0.
Milani e mbylli takimin në pjesën e parë. Ishte Jeremy Menez që shënoi për 1-0 në minutën e 20-të pas një pasimi të bukur të Keisuke Hondas.
Pas vetëm katër minutash shënoi edhe Alessio Romagnoli.
Pjesën e parë e mbylli përsëri Menez që ka shënuar në minutën e 39-të.
Milani nuk u mundua në pjesën e dytë edhe aq shumë për të rritur epërsinë, pasi kualifikimin e kishte të sigurt. Në fund shënoi përsëri edhe një herë Romagnoli për 4-0.
Ai që e mbylli ndeshjen ishte Mario Balotelli në minutën e 90.
Milani shkon në finale të Kupës së Italisë pas 13 viteve.
Milanistët nesër do ta mësojnë kundërshtarin që me gjasë do të jetë Juventusi, pasi në ndeshjen e parë kundër Interit ka arritur të fitojë me rezultat 3-0. /Telegrafi/
Goli i parë i Jeremy Menez 🙂
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-01
Goli Alessio Romagnolit ndaj Alessandrias.
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-01
Milani shënon edhe golin e tretë ndaj Alessandria, shënon Menez.
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-01
4-0: Edhe një herë Alessio Romagnoli.
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-01
5-0: Goli i Mario Balotellit.
Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-01