Milani është klubi i parë që është solidarizuar me Shqipërinë për tërmetin që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit.
Vendi ynë është goditur nga një fatkeqësi natyrore, derisa disa persona kanë humbur jetën, qindra janë të lënduar dhe ka shumë dëme materiale.
Rossonerët kanë dërguar mesazh mbështetës për Shqipërinë në këto momentet të vështira duke thënë se lutjet e tyre janë me ne.
“Në këto momentet tragjike, lutjet tona janë me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri nga tërmeti katastrofal. Qëndroni të fortë”, ka shkruar Milani në llogarinë e tyre në Twitter.
Shqipëria është goditur javë më parë edhe nga disa tërmetet të tjera, por jo në shkallën prej 6.4, që la pas vetës shumë pasoja. /Telegrafi/
At this tragic time, our thoughts go out to our brothers and sisters in Albania hit by the catastrophic earthquake. Stay strong! 🙏🏻🔴⚫
In questi momenti drammatici, tutta la famiglia rossonera abbraccia il popolo albanese colpito nelle ultime ore dal sisma 🙏🏻🔴⚫
— AC Milan (@acmilan) November 26, 2019