Sassuolo dhe Milani kanë barazuar me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Serie A.
Fillimisht ishin kuqezinjtë që rrezikuan të parët me Rafaeal Leaon, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.
Sassuolo fitoi penallti në minutën e 21-të, pasi Alesandro Florenzi rrëzoi një nga kundërshtarët në zonë.
Nga pika e bardhë gjuajti Domenico Bernardo, por portieri Mike Maignan priti gjuajtjen.
https://twitter.com/SuiveurLillois/status/1564670704750043140
Milani ka mundur të marr epërsinë në minutën e 40-të, por Oliveir Giroud nuk ishte i saktë.
Sa i përket pjesës së dytë, ishte më e dobët sa i përket rasteve, pasi të dyja palët rrezikuan shumë pak.
Krejt në kohën shtesë Leao kishte edhe një rast, por pa sukses.
It finishes goalless in Reggio Emilia.#SassuoloMilan #SempreMilan @Acqua_Lete pic.twitter.com/PrXTppWrSy
— AC Milan (@acmilan) August 30, 2022
Milani tani ka tetë pikë dhe është në krye të renditjes, ndërsa Sassuolo me pesë pikë është e dhjeta. /Telegrafi/