Telegrafi

Milani merr pikë të plota ndaj Veronas

(Foto: Twitter/AC Milan)

Milani është larguar me pikë të plota nga Stadio Marcantonio Bentegodi, ku e nënshtroi Hellas Veronan me rezultat 2-1.

Rossonerët kaluan të parët në epërsi në minutën e nëntë të takimit me një autogol të Miguel Veloso (9’).

Nuk vonoi reagimi i vendasve, të cilët e barazuan rezultatin me golin e Koray Gunter, i cili realizoi pas asistimit nga Fabio Depaoli (19’).

(Foto: Twitter/AC Milan)

Skuadrat shkuan në pushim me shifra identike, ndërsa kur po afrohej fundi i takimit, mysafirët e shënuan golin e fitores.

Ante Rebic dhuroi një asistim të mrekullueshëm drejt Sandro Tonalit, i cili e shfrytëzoi rastin për ta kthyer epërsinë e vizitorëve (81’).

Pas kësaj fitoreje, Milani ngritet në kuotën e 23 pikëve, tri më pak se lideri Napoli. Hellas Verona ka grumbulluar vetëm pesë pikë në 10 ndeshjet e para në Serie A. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/AC Milan)