Milani ka marr një fitore të madhe ndaj Comos si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 20-të Serie A.
Pjesa e parë nuk është se solli shumë, me të dy skuadrat që kishin nga një rast.
Gabriel Strefezza rrezikoi i pari për Comon, ndërsa Milani u kundërpërgjigj Tijjani Reijnders, por asnjëri nuk e qëlloi cakun.
Në fillimin e pjesës së parë, Como gjeti golin me Assane Diao i cili mposhti Mike Maignan për 1-0.
Milani shtoi presionin dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 71-të, kur Theo Hernandez shënoi për 1-1.
Pas vetëm pesë minutash, kuqezinjtë arritën të marrin epërsinë, me Rafael Leaon që shënoi gol të bukur për 2-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Milani mori një fitore të rëndësishme që e dërgon në vendin e shtatë me 31 pikë. /Telegrafi/