Site icon Telegrafi

Milani i merr kapitenin e Lazios

Milani vijon të kërkojë një mesfushor dhe këtë radhë drejtuesit e kuqezinjve i kanë hedhur sytë nga Lazios.

Lucas Biglia duket se kërkon t’i japë fund aventurës tek Lazio, ndaj dhe Milani po tenton t’i hedhë “grepat” kapitenit të “bardhekaltërve” për të transferuar mesfushorin që po i mungon “Djallit”.

Milani do të përballet me një konkurrencë të madhe për Biglia kërkohet edhe nga Interi, Manchester United dhe Real Madridi.

“Tek Lazio ndihem i lumtur, por nuk e përjashtoj mundësinë e largimit në fund të sezonit”, ka deklaruar Biglia i cili mund të braktisë Lazion, por jo Serinë A.

Interi e ka kërkuar edhe në janar, por zikaltrit janë fokusuar tek transferimi i Ever Banegas dhe Roberto Sorianos, duke mos i kushtuar vëmendje të madhe Bilias, që tashmë mund të “rrëmbehet” nga Milani.

Lazio synon t’i rinovojë kontratën duke i ofruar 2.5 milionë euro në sezon, pasi argjentinasi për momentin paguhet vetëm 1.5 milionë euro.

Gjithsesi Biglia nuk ka dhënë asnjë sinjal rinovimi dhe shumë shpejt mund të bashkohet me Milani që është gati të paguajë 20 milionë euro për ta transferuar në Milano. /Telegrafi/

Exit mobile version