Milani ka fituar në mënyrë spektakolare ndaj Empolit në kuadër të javës së tetë në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 3-1.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por rastet për gola për të dyja skuadrat nuk munguan.
Rossonerët natyrisht se dominuan 45 minutat e parë, por Olivier Giroud, Rafael Leao, Alexis Saelemaekers dhe Fode Ballo-Toure nuk ishin konkret me gjuajtjen e tyre.
Goalless at the break 🙅#EmpoliMilan 0-0 #SempreMilan @Acqua_Lete pic.twitter.com/6tM6bLEnUh
— AC Milan (@acmilan) October 1, 2022
Në pjesën e dytë, Milani mësoi nga gabimet e të parë dhe ia doli që të shpnonte tri gola.
Ishte asistimi në minutën e 79-të i Leaos për Ante Rebic, që zhbllokoi ndeshjen për rezultatin 1-0.
Por, Nedim Bajrami e vuti nën ethe Milanin, kur i shënoi një super gol nga gjuajta e lirë në minutën e 90+2.
GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL!!!!!!!!!!!!!!!!!!
BAJRAMI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Che punizione del 10! Espolde il Castellani! Esplode il Castellani! pic.twitter.com/6UXQsg5mAZ— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) October 1, 2022
Mirëpo, skuadra mysafire nuk u dorëzua deri në fund dhe e riktheu epërsinë me golin e Ballo-Toure (90+4).
Milani më pas ia doli të shënonte edhe golin e tretë, tani përmes Leaos, që shënoi në minutpn e 90+7-të.
Pas javës së tetë, kampioni në fuqi është në vendin e tretë me 17 pikë, tre më pak se lideri Napoli, ndërsa në xhiron e nëntë do të zhvillojnë derbin me Juventusin. /Telegrafi/