Milani ka marrë një fitore komode 2-0 në udhëtim te Hellas Verona në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
Rossonerët e filluan më mirë takimin, duke krijuar disa shanse shënimi, por u mungoi efikasiteti.
Mirëpo, goli i parë i takimit erdhi në minutën e 27-të, atëherë kur shënoi Rade Krunic.
Keep calm and keep fighting! 💪#VeronaMilan #SempreMilan pic.twitter.com/TCjotcKTi2
— AC Milan (@acmilan) March 7, 2021
Me këtë gol, përfunduan edhe 45 minutat e parë.
Në pjesën e dytë, sërish ishte Milani që dominoi dhe në minutën e 50-të, Diogo Dalot shënoi për 2-0 me një asistim nga Alexis Saelemaekers.
Superb, @DalotDiogo 👏#VeronaMilan #SempreMilan pic.twitter.com/hdw57zRr0j
— AC Milan (@acmilan) March 7, 2021
Deri në fund, mysafirët mund të shënonin së paku edhe dy gola të tjetër, por nuk i konkretizuan rastet.
Pas javës së 26-të, Milani gjendet në vendin e dytë me 56 pikë, tri më pak se lider Interi, që nga një ndeshje pa zhvilluar.
Në xhiron e 27-të, Milani do të përballet me Napolin, një takim aspak i lehtë. /Telegrafi/