Telegrafi

Milani merr fitore komode ndaj Lecces, xhiron e ardhshme zhvillon derbin

Milani ka fituar 2-0 ndaj Lecces në kuadër të javës së 31-të në Serie A.

Ishte minuta e 15-të kur Rossonerët kërkuan penallti, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari Daniele Chiffi bëri të ditur se loja duhej vazhduar

Por, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 40-të, ku Rafael Leao çoi topin në shtyllën e majtë për rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Milani që dominoi, ndërsa ia doli edhe ta dyfishonte rezultatin.

Sërish për skuadrën e tij ishte Leao, që realizoi për 2-0 në minutën e 75-të, duke ia siguruar kampionit në fuqi tri pikë dhe duke mbajtur gjallë shpresat për njëe vend në top katërshe.

Pas javës së 31-të, Milani gjendet në vendin e pestë me 56 pikë, po aq sa ka edhe Roma në të katërtin, gjersa xhiroja e 32-të i vë pikërisht këto dy skuadra përballë. /Telegrafi/