Telegrafi

Milani merr fitore bindëse ndaj Cagliarit – Giroud shpërtheu me dy gola

Milani ka shënuar fitore bindëse 4-1 ndaj Cagliarit në kuadër të javës së dytë në Serie A.

Pas vetëm 12 minutash, Rossonerët kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Sandro Tonali.

Cagliari nuk u dorëzua aq lehtë dhe i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Alessandro Deiola (15’) që u asistua nga Joao Pedro.

Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm dy minuta, pasi Milani shënoi edhe të dytin, tani përmes Rafael Leaos.

Radha më pas ishte për Olivier Giroudin që pranoi një asistim nga Brahim Diaz, për të realizuar për 3-1.

Sulmuesi francez nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe të dytin, tani përmes penalltisë në minutën e 43-të.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, por që aksionet e mira nuk munguan, për dallim nga golat.

Milani arriti të marrë këtë fitore bindëse në San Siro, duke marrë edhe fitoren e dytë në po aq takime.

Pas javës së dytë, Milani ka gjashtë pikë dhe në xhiron e tretë do të takohen me Lazion. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore