Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, pëlqehet shumë nga krerët e Milanit dhe në verë mund të kalojë te kjo skuadër.
60 vjeçari mund t largohet nga kryeqyteti pas këtij kampionati, pasi objektivat kryesor nuk janë arritur.
Sabatini tashmë është vënë nën shënjestër të Milanit dhe pritet të ketë lëvizje.
Il Giornale shkruan sot se ka interesim dhe se drejtori i Milanit, Adriano Galliani, ka biseduar tashmë me Sabatinin.
Ende nuk ka një ofertë zyrtare, pasi vet Galliani pritet të tërhiqet nga klubi, kur të shiten aksionet. /Telegrafi/