Milani edhe një herë është duke shqyrtuar mundësinë e ndërtimit të një stadiumi të ri.
Rossonerët më parë kanë fituar të drejtën e ndërtimit të stadiumit të ri në zonën Portello të qytetit të Milanos, por kjo dështoi për shkak të një konflikti pronësor me pronarët e tokës në fjalë nga Fondazione Fiera.
Atëkohë presidenti Silvio Berlusconi deklaroi se ata do të qëndronin në vazhdim në Meazza, për të prishur planet e Interit që shpresoi të blejë stadiumin nga komuna dhe ta renovojë atë.
Berlusconi shiti Milanin te kinezët dhe siç raportojnë mediat italiane një stadium i ri mund të jetë opsion.
Zgjedhja e parë e klubit do të ishte qëndrimi në San Siro dhe zhvillimi si stadium i vet.
Për këtë arsye thuhet se drejtori Marco Fassone ka biseduar me aksionarët dhe komunën e Milanos për të ndërtuar një stadium të ri.
Nuk ka plane konkrete deri tani, pasi lokacioni ende nuk është identifikuar, por është e mundur që ideja për një stadium të ri Rossoner mund të shfaqet në muajt në vijim. /Telegrafi/