Milani dhe Udinese kanë konfirmuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Rossonerët janë nikoqir të Udineses në takimin e vlefshëm për javën e 20-të në Serie A, i cili zhvillohet në San Siro nga ora 12:30.
Ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli vjen nga një fitore e rëndësishme ndaj Cagliarit dhe shpreson të vazhdojë serinë për t’u ngjitur sa më lartë në tabelë.
🔜 #MilanUdinese 🏟#SempreMilan ⚽ pic.twitter.com/6GgsoOfu9l
— AC Milan (@acmilan) January 19, 2020
Në anën tjetër, Udinese është në formë të mirë me tri fitore radhazi dhe do të tentojë befasinë ndaj Rossonerëve.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Milani debuton edhe Simon Kjaer.
Milan: G Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Castillejo, Bennacer, Kessie, Bonaventura; Ibrahimovic, Leao
Udinese: Musso; Becao, Troost-Ekong, Nuytinck; Stryger-Larsen, Fofana, Mandragora, De Paul, Sema; Okaka, Lasagna
/Telegrafi/