Milani lëshoi një komunikatë që deklaron synimin e tyre për t’u kthyer në soliditetin e plotë sportiv dhe financiar pasi u rikthyen në Ligën e Evropës.
Rossonerët u ndaluan fillimisht nga luajtja në garat evropiane për shkeljet financiare të Fair Play-it, si dhe dyshimet mbi pronarin Yonghong Li.
Biznesmeni kinez është larguar nga klubi dhe Elliott Management, fondi mbrojtës i cili i ka huazuar paratë për të blerë klubin e ka rikthyer pronësinë e klubit dhe tani ka ndryshuar situata.
Duke pasur parasysh ndryshimin e rrethanave, Gjykata e Arbitrazhit për Sport përmbysi vendimin e UEFA-s dhe riktheu Milanin në Ligën e Evropës.
Pas rikthimit në Ligën e Evropës, pronarët e Milanit kanë deklaruar se do të rikthehet në soliditet të plotë sportiv dhe financiar teksa do të angazhohen edhe në përmbushjen e rregullave financiare të UEFA-s.
“Milani shikon përpara, me pronarët e ri të Elliott synon të kthehet në soliditetin e plotë sportiv dhe financiar “.
“Do të jemi të angazhuar në respektimin e rregullave të Legjislacionit Financiar të Fair Play-t të UEFA-s”, thuhet në deklaratën e klubit kuqezi.
Besohet se fondi i mbrojtjes i SHBA-ve siguroi CAS-in se klubi nuk do të shitej për tre vitet e ardhshme, duke i dhënë fund situatës së pronësisë së klubit. /Telegrafi/