Milani po kalon një ecuri të mirë, pasi kryeson kampionatin dhe sapo ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Por trajneri Stefano Pioli po vijon të përballet me telashe të ndryshme nga java në javë.
Kjo pasi Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu nuk janë stërvitur sot me skuadrën, pasi vuajnë dëmtime të lehta, por rrezikojnë seriozisht të mos luajnë të hënës ndaj Cagliarit.
Këtyre të dyve u shtohen edhe Ante Rebic e Rade Krunic, që vijojnë të jenë në izolim, pasi janë prekur nga coronavirusi.
Rafael Leao është i pezulluar, ndërsa të dëmtuarit vazhdojnë të mbesin Matteo Gabbia, Ismael Bennacer e Alex Saelemaekers. /Telegrafi/