Mediat në Zvicër raportojnë se klubi i madh italian, Milani e ka kthyer shikimin kah ish-trajneri i Lazios, tani trajner i kombëtares zvicerane, Vladimir Petkovic, nëse Vincenzo Montella nuk i kthen gjërat në vendin e duhur.
Sipas gazetës zvicerane Blick, drejtori sportiv i Rossonerëve, Massimiliano Mirabelli ka zgjedhur Petkovicin për të marrë përsipër drejtimin e skuadrës nga San Siro.
E ardhmja e tij ka të ngjarë të varet nga rezultati i ndeshjes për kualifikimin në Kupën e Botës në muajit të ardhshëm, pasi Zvicra fitoi çdo ndeshje në kualifikime, përveç asaj së fundit kokë më kokë me Portugalinë.
Nëse Zvicra eliminohen, atëherë është e mundur që taktiku me origjinë kroate do të kërkojë një eksperiencë të re.
Do të ishte një kthim në Serie A, sepse Petkovic ishte trajner i Lazios nga korriku 2012 deri në janar të vitit 2014, kur u largua për të marrë stolin zviceran.
Raporti i Blick pohon se Mirabelli mbajti bisedime me Petkovic dy ditë më parë kur ai mori një avion privat për të shikuar lojtarët, Ricardo Rodriguez dhe sulmuesin e Portugalisë, Andre Silva, nga loja e tyre në Lisbonë.
Përveç Petkovicit, Rossonerët më parë janë lidhur edhe dy ish-trajnerë tjerë të kampionati italian, Walter Mazzarrin dhe Paulo Sousan.
Me stolin kuqezi janë lidhur edhe dy emra të mëdhenj të futbollit, ish-trajneri i tyre Carlo Ancelotti dhe Antonio Conte i Chelseat. /Telegrafi/