Milani ka shënuar fitore si mysafir ndaj Genoas me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 15-të në Serie A.
Kuqezinjtë që nuk kishin fituar në tri ndeshjet e fundit në kampionat e nisën seriozisht takimin.
Që në minutën e 10-të arritën të shënonin me Zlatan Ibrahimovic që gjeti rrjetën me një goditje dënimi (1-0).
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1466135589103849483
Milani kishte edhe raste të tjera në pjesën e parë, por u desh koha shtesë e kësaj pjesëlojë që të vinte goli i dytë.
Junior Messias ishte ai që gjeti rrjetën për 2-0 me një gjuajtje me kokë nga brenda zonës.
🇧🇷 Junior Messias with his second in three games!pic.twitter.com/2uf7nOUtkt
— SempreMilan (@SempreMilanCom) December 1, 2021
Milani hipotekoi fitoren në minutën e 61-të, kur Brahim Diaz gjeti Messias që shënoi për 3-0.
MESSIAS BRACE 🔴⚫️ https://t.co/OOHX3tFE34
— Inside Milan (@_InsideMilan) December 1, 2021
Deri në fund nuk kishte raste dhe kuqezinjtë morën fitoren që i dërgon në vendin e dytë me 35 pikë, një më pak se Napoli. /Telegrafi/