Telegrafi

Milani kthehet te fitorja, mposht në shtëpi Beneventon

Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 përballë Beneventos në kuadër të javës së 34-të në Serie A.

Kuqezinjve iu duhej fitorja patjetër për të arritur një vend në Ligën e Kampionëve për të cilin ende janë në garë.

Milani gjeti golin që në minutën e gjashtë të ndeshjes, kur Hakan Calhanoglu shënoi për 1-0.

https://twitter.com/John63449183/status/1388572356608659457

Në pjesën e parë edhe pse të dy skuadrat kishin raste, rrjetat nuk u prekën më.

Edhe pjesa e dytë nisi me raste nga të dyja anët, por goli erdhi në minutën e 60-të.

Ishte Theo Hernandez që shënoi për 2-0, duke i dhënë rrugë të mirë Milanit drejt fitores.

https://twitter.com/John63449183/status/1388588519149473796

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Milani mori tri pikë që e ngritin aktualisht në vendin e dytë me 69 pikë. /Telegrafi/