Telegrafi

Milani kthehet ka Trezeguet

La Gazzetta dello Sport” njofton se Milani është gati ta sakrifikojë Marco Borriellon për ta sjellë në San Siro sulmuesin francez, i cili padyshim që ka hyrë në historinë e Juventusit.

Rossonerët janë të interesuar për sulmuesin e Sevillas, Luis Fabiano, mirëpo andaluazianët kërkojnë 20 milionë euro, që është një shifër e papërballueshme për Milanin, kështu që Trezeguet do të ishte opsion i mirë nëse transferohet në formë shkëmbimi me Borriellon.