Milani ka fituar ndaj Pescaras me rezultat 1-0 në San Siro.
Vendasit ishin më të mirë në këtë takim dhe kjo ishte një fitore e merituar nga ata, edhe pse në pjesën e dytë mysafirët u ringjallën paksa.
Në pjesën e parë nuk kishte gola, por rastet më të mira i kishte Milani me anë të Mattia De Sciglios, M’Baye Niang dhe Giancomo Bonaventuras.
Pjesa e dytë filloi me golin e Bonaventuras në minutën e 49-të, ku italiani shënoi mjeshtërisht nga gjuajta e lirë.
Pjesa e tjetër e takimit i takoi Pescaras, e cila sulmoi disa herë me anë të Ledian Memushajt, por Gianluigi Donnarumma nuk lejoi që porta e tij të preket, duke bërë disa pritje të mira.
Në minutën e 77-të u inkuadrua edhe Rey Manaj, sulmuesi shqiptari shënoi një gol pas goditjes së Memushaj, por goli u anulua pasi Manaj ishte në pozicion jashtë loje.
Pas kësaj fitore Milani ngjitet në vendin e tretë me 22 pikë, kurse Pescara vazhdon në vendin e 17-të me shtatë pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së drejtuar nga Vincenzo Montella është ndaj Palermos. /Telegrafi/
GOOOOAAAALLLLLLLL!!! #Ronaldinho like free kick. #Bonaventura!!!!#MilanPescara pic.twitter.com/PBKqwsEhNK
— Kush (@footballkush) October 30, 2016