Pas humbjes ndaj Lazios, Milani i është kthyer fitoreve në Serie A.
Skuadra nga Milani fitoi 2-1 ndaj Udineses pas një paraqitje të mirë duke dominuar në çdo aspekt.
Goli i parë në takim erdhi me Nikola Kalinic në minutën e 22-të pas asistimit të Davide Calabrias.
Por, epërsia zgjati vetëm gjashtë minuta pasi mysafirët barazuan me anë të Kevin Lasagnas.
Milani shfrytëzoi intensitetin e madh të lojës dhe në minutën e 31-të shënuan edhe një herë me anë të Kalinic pas asistimit të Franck Kessie dhe me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e parë.
E dyta filloi me rastin e Giacomo Bonaventuras, pastaj rrezikuan edhe me anë të Ricardo Rodriguez dhe Davide Calabrias.
Pas kësaj fitore Milani ngjitet në pozitën e katër me nëntë pikë, kurse Udinese në vendin e 15-të me tri pikë.
Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve është ndaj Spalit, kurse Udine pret Torinon. /Telegrafi/