Milani ka fituar minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Genoas.
Skuadra e Vincenzo Montellas pa arritur t’i kthehet fitoreve në kampionat, pas humbjes në fundjavë ndaj Juventusit, në një ndeshje shumë të përfolur.
Milani arriti të dominoi të gjithë ndeshjen, duke krijuar shumë raste për gol, por fatkeqësisht vetëm njëri rast përfundoi në rrjetë.
Ishte minuta e 33 e ndeshjes kur Matias Fernandez shfrytëzoi për mrekulli një top të dhuruar nga Gianluca Lapadula, duke e konvertuar atë në gol me një parabolë të bukur për 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, Milani arriti të krijojë edhe shumë raste tjera, duke provuar të shënojnë edhe golin e dytë, i cili do të ishte i qetësisë për skuadrës, por nuk arritën të gjenin dhe ndeshja përfundoi me rezultat e pjesës së parë.
Pas kësaj fitore, Milani e sheh vetën në pozitën e gjashtë me 53 pikë, ndërsa Genoa renditet në vendin e 16 me 29 pikë. /Telegrafi/