Milani ka arritur t’i kthehet fitoreve në Serie A pas tri ndeshjeve, pasi kanë fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Crotones në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit italian.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominimin maksimal të Rossonerëve, të cilët disa herë tentuan ta gjejnë golin e epërsisë, por pa pasur sukses.
Rasti më i mirë në këtë pjesë ishte ai i mesfushori Franck Kessie (36′), por goli i tij o mohua nga shtylla dhe skuadrat shkuan në epërsi me rezultat të bardhë.
Në pjesën e dytë, skuadra e Gennaro Gattusos rriti intensitetin duke rrezikuar menjëherë me Suson (49′), por edhe kësaj radhe nuk pati gol.
Megjithatë, goli nuk vonoi pasi erdhi në minutën e 54-të të ndeshjes, ku Leonardo Bonucci shënoi me kokë për 1-0, por kishte fat pasi u ndihmua nga portier.
Milani arriti të shënoj edhe një gol tjetër në minutën e 60-të me anë të Kessie, por pas rishikimit me anë të VAR-it, gjyqtari nuk e numëroj golin dhe ndeshja vazhdoi.
Deri në fund të takimit, Crotone u mundua të rrezikoi në tentim për të vjedhur një pikë, por vendasit arritën të menaxhojnë mirë lojën dhe në fund arritën një fitore të madhe me rezultat minimal 1-0.
Pas kësaj fitore, Milani ngjitet në pozitën e 10-të me 28 pikë, ndërsa Crotone vazhdon në pozitën e 18-të me vetëm 15 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Rossonerët udhëtojnë te Cagliari, ndërsa Crotone luan përsëri larg shtëpisë, kësaj radhe te Verona. /Telegrafi/
https://twitter.com/MilanTalk1/status/949661414091784193
VAR Rules no goal for Kessie. Bonucci with an offside pass to Kessie in the box.
GOOOOAAAALLLLLL!!! #Kessie has grown tremendously under #Gattuso and scores his 1st goal of 2018. 2-0 | #MilanCrotonehttps://t.co/zCVHZQziqX
— Kush (@footballkush) January 6, 2018