Telegrafi

Milani konsideron transferimin e turkut Yusuf Yazici

Milani po konsideron një transferim për sulmuesin anësor të Lille dhe Turqisë, Yusuf Yazici.

Rossonerët vazhdojnë kërkimet për një sulmues të ri që mund të mësojë nga Zlatan Ibrahimovic dhe të sigurojë një profil më të ri përpara.

Shkathtësia e tij është gjithashtu e rëndësishme, pasi ai mund të luajë si një sulmues qendror, një sulmues mbështetës apo edhe një ‘trequartista’.

Sipas mediumit Calciomercato.com, synimi i tyre i fundit është Yazici, 24-vjeçari i cili bëri një transferim prej 17.5 milionë eurosh nga Trabzonspor në Lille më 2019.

Yazici bëri përshtypje të mirë me 14 gola dhe pesë asistime në 42 ndeshje konkurruese për fituesit e Ligue 1, mbi të gjitha duke bërë një het-trik spektakolar kundër Milanit në fitoren e tyre 3-0 në Ligën e Evropës në San Siro në nëntor 2020.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ron Zaiti

Çmimi i kërkuar do të ishte së paku 20 milionë euro, por Rossonerët kanë një marrëdhënie të mirë pune me Lille, pasi kanë bërë marrëveshje për Rafael Leao dhe Mike Maignan.

Mediumi Calciomercato.com pretendon gjithashtu se turku Yazici do të ishte entuziast për transferimin e tij te gjiganti italian. /Telegrafi/