Milani ka konfirmuar se Mattia De Sciglio ka shmangur një lëndim të rëndë, por pritet të jetë jashtë fushave për disa javë me ligamentin e ndrydhur të kyçit të këmbës, ndërsa i lënduar është edhe mesfushori Giacomo Bonaventura.
De Sciglio ishte menduar që do të përballet me një mungesë prej dy muajsh pasi ai u largua me dhimbje të mëdha në humbjen 2-1 të Milanit ndaj Udineses, me paterica pas një ndërhyrje të rëndë nga nga Rodrigo De Paul.
Por, dëmtimi i tij nuk është edhe aq i keqe sa u frikësuan Rossonerët, ndërsa Bonavantura duhet t’i bëj edhe disa teste mjekësore për të vërtetuar shkallën e lëndimit, përcjell Telegrafi.
“AC Milan mund të konfirmojë se gjatë ndeshjes Udinese-Milan, Mattia De Sciglio ka pësuar një ndrydhje në kyçin e këmbës së tij të djathtë, me përfshirjen e ligament kapsular të tij. Koha e tij e rimëkëmbjes do të vlerësohen në bazë të zhvillimit të tij klinik”, thuhet në deklaratën e faqes zyrtare të klubit.
“Giacomo Bonaventura, nga ana tjetër, ka nevojë për më shumë teste pas një problem në rajon e aduktorit apo lëndimit të muskujve”, përfundon deklarata e Milanit. /Telegrafi/