Telegrafi

Milani konfirmon lëndimet e Dunnarummas dhe Paquetas

Gianluigi Donnarumma . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Rossonerët barazuar të martën me Udinesen në shtëpi 1-1, por që humbën edhe dy prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Gianluigi Donnarumma dhe Lucas Paqueta, pësuan dëmtime dhe u zëvendësuan në pjesën e parë, ndërsa sot është marr konfirmimi i kohëzgjatjes për rikuperim.

Donnarumma ka një dëmtim në muskujt e krahut të djathtë dhe priten testet të reja, por raportohet se ky lloj i lëndimit mund të kërkojë disa javë pushim.

Donnarumma duke e lëshuar fushën. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Sa për Paqueta, ai ka një shtrembërim të klasës së dytë në kyçin e djathtë të tij dhe do të rivlerësohet javën e ardhshme.

Mbetet për t’u parë nëse ka ndonjë dëmtim të ligamentit, por një shtrembërim i klasës së dytë po ashtu është mjaft serioz.

Lucas Paqueta. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Sa i përket problemeve të tjera më pak të vogla, Kessie ka një inflamacion të gjurit të majtë dhe është trajnuar veçmas nga pjesa tjetër e ekipit këtë mëngjes.

Conti ka një problem të muskujve, por tashmë është duke u përmirësuar.

Sa për Suso, plagë në këmbën e majtë tashmë është shëruar dhe ai është trajnuar me ekipin sot, kështu që me siguri do të jetë në dispozicion kundër Juventusit. /Telegrafi/