Telegrafi

Milani konfirmon formën e shkëlqyeshme, fiton ndaj Parmas me rikthim

Festa e AC Milan (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Milani ka fituar ndaj Parmas në kuadër të javës së 33-të të Serie A me rezultat 3-1.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë takimin, duke krijuar disa raste para portës së mysafirëve.

Alessio Romagnoli dhe Giacomo Bonaventura provuan, por nuk ia arritën qëllimit.

Pamje nga ndeshja (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Lucas Biglia provoi me një godite nga largë, ndërsa Parma u kundërpërgjigj me Bruno Alves e Gervinho, por nuk ndryshoi rezultati.

Krejt në fundin e pjesës së parë ishin mysafirët që gjetën golin. Alberto Grassi asistoi te Jasmin Kurtic, i cili shënoi për 1-0.

 

Në pjesën e dytë Milani u nis me të gjitha forcat drejt sulmit dhe kjo dha sukses.

Franck Kessie shënoi për 1-1 në minutën e 55-të.

 

Nuk vonoi shumë dhe pas katër minutash një lojë e mirë e Milanit solli edhe golin e dytë.

Hakan Calhanoglu asistoi për Alessio Romagniolin i cili shënoi për 2-1.

 

Ishte pikërisht turku Calhanoglu që vulosi fitoren me një gol në minutën e 77-të.

 

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Milani mori fitoren, duke e quar në kuotën e 53 pikë. /Telegrafi/