Kalimi i Milanit nga kompania Fininvest te pronarët e rinj kinezë është çështje javësh tashmë dhe pritet që gjithçka të marrë fund brenda nëntorit, ndoshta pak ditë pas derbit kundër Interit, më 20 nëntor.
Ndërkaq, e përditshmja italiane “La Repubblica” raporton se ka zbuluar edhe emrat e kompanive që bëjnë pjesë në grupin financiar që ka blerë klubin kuqezi.
Sipas gazetës, në grup bëjnë pjesë fondi i investimit Haixia, grupi i sigurimeve Ping An Insurance, instituti i kredisë China Construction Bank dhe gjiganti i elektronikës Tcl Group.
Nëse konfirmohen këta emra, Milani mund të qëndrojë i qetë, sepse bëhet fjalë për kompani shumë të fuqishme, me të ardhura të jashtëzakonshme.