Telegrafi

Milani kërkon të shmangë klauzolën e lirimit në kontratën e re të Maignan

Milani ka filluar të planifikojë një kontratë të re për portierin Mike Maignan dhe thuhet se po kërkon të shmangë përfshirjen e një klauzole lirimi.

28-vjeçari francez ka qenë një yll kyç për kuqezinjtë që nga ardhja e tij nga Lille në verën e vitit 2021, duke qenë zëvendësuesi i përsosur për Gianluigi Donnarumma.

Maignan e ka dëshmuar veten një faktor kyç pas suksesit të Milanit, dhe mungesa e tij e gjatë sezonin e kaluar me një dëmtim tregoi në mënyrë të përkryer rëndësinë e tij për trajnerin Stefano Pioli dhe skuadrën.

Lexo po ashtu Dhjetë portierët e nominuar për "Trofeun Yashin 2023"

Sipas La Gazzetta dello Sport, Maignan aktualisht fiton rreth 3.2 milionë euro neto në sezon deri në vitin 2026, dhe klubi është i prirur ta shpërblejë atë me një marrëveshje të re afatgjatë që rrit pagën e tij.

Bisedimet filluan me shoqëruesit e tij në verë dhe do të vazhdojnë gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa klubi përpiqet të gjejë një marrëveshje për detajet.

Drejtuesit e Milanit nuk duan të përfshijnë një klauzolë lirimi, të vetëdijshëm për interesin që qarkullon nga klubet evropiane rreth tij. /Telegrafi/