Site icon Telegrafi

Milani kërkon të rikthehet te fitoret ndaj Genoas, formacionet zyrtare

Kanë kaluar dy ndeshje dhe Milani nuk ka marrë fitore, madje nuk ka shënuar as gol pasi ka barazuar me Bolognën dhe Torinon o-0.

Rossonerët në kuadër të xhiros së 33-të presin Genoan, një skuadër që është në rrezik të madh për të rënë nga elita e futbollit italian.

Lideri aktual kërkon pikët e plota pasi po lufton për titull, derisa mysafirët kanë udhëtuar drejt San Siros për të shkaktuar një tjetër befasi.

Formacionet zyrtare:

Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernández; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessiè, Leao; Giroud

Genoa:Sirigu; Hefti, Ostigard, Bani, Vásquez; Galdames, Badelj; Ekuban, Amiri, Frendrup; Piccoli.

/Telegrafi/

Exit mobile version