Site icon Telegrafi

Milani kërkon Memphis Depayn

AC Milan ia ka vënë syrin futbollistit te Manchester Unitedit, Depay.

Sipas mediave italiane, Depay në afatin kalimtar të janarit do të jetë në treg, sepse ai duket se nuk është në planet e trajnerit Jose Mourinho.

Krerët e ‘Rossonerëve’ janë duke e vëzhguar më kujdes situatën e lojtarit tek ‘Djajtë e Kuq’, dhe thuhet se milanistët janë të gatshëm të nisin negociatat me Unitedin për Depay.

Por, siç shkruajnë mediat italiane, Milani nuk do ta ketë lehtë ta blejë lojtarin, sepse në garë për Depay është edhe klubi gjerman, Wolfsburg.

Madje, thuhet se Wolfsburg janë të gatshëm t’ia ofrojnë një ofertë të majme Unitedit në mënyrë që lojtarin ta bëjë të vetin.

Mbetet të shihet ku do të përfundojë lojtari që dikur krahasohej me Cristiano Ronaldon.

Exit mobile version