Telegrafi

Milani kërkon kalimin e raundit të dytë ndaj Shamrockit në udhëtim, formacionet zyrtare

Milan do të nis aventurën evropiane nga raundi i dytë i Ligës së Evropës.

Skuadra e madhe italiane takimin e parë evropian për edicionin e ri do ta luaj në udhëtim.

Kampioni i shumëfishtë irlandez, Shamrock Rovers është kundërshtari i parë evropian për Milanin.

Rossonerët janë favorit i madh në letë dhe duan fitore për të kaluar në raundin e tretë.

Ndërkohë vendasit do të tentojnë të bëjnë mrekullinë për ta eliminuar Milanin, edhe pse një gjë e tillë duket tejet e vështirë.

Formacionet zyrtare:

Shamrock Rovers:  Mannus; O’Brien, Lopes, Grace; Finn, McEneff, O’Neill, Byrne, Farrugia; Greene, Burke.

Milan: G. Donnarumma, Calabria, Kjaer, Gabbia, Theo Hernández; Kessie, Bennacer, Castillejo, Çalhanoglu, Saelemaekers, Ibrahimovic. /Telegrafi/