Telegrafi

Milani kërkon Eto’o dhe Valdes

Javën e kaluar u spekulua se sulmuesi kamerunas kishte arritur marrëveshje verbale me Rossonerët për të kaluar në San Siro si transfer i lirë në vitin 2010, mirëpo gazeta nga Barcelona shkruan se trajneri i Milanit e dëshiron Eto’o-n që në sezonin që vjen.

I njëjti burim pohon se kuqezinjtë dëshirojnë ta sjellin në San Siro dhe portierin e Barcës, Victor Valdez, kontrata e të cilit po ashtu skadon në vitin 2010.