Telegrafi

Milani kërkon Bale dhe Van der Wiel

Calciomercato pohon se Rossonerët kanë filluar ta planifikojnë sezonin, duke siguruar mjete të mjaftueshme për përforcimin e lojës në krah.

Bale konsiderohet si njëri ndër lojtarët më atraktiv në merkaton e kësaj vere, ndërsa marrëveshja me Tottenhamin do të arrihej vetëm nëse përfshihet edhe Huntelaar.

Gregory van der Wiel ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Ajaxi, ndërsa Milani do të duhet të luftojë edhe me Barcelonën për firmën e tij. /Telegrafi/