Telegrafi

Milani ka refuzuar dy oferta për Rafael Leaon

Milani thuhet se ka refuzuar dy oferta për sulmuesin e tyre Rafael Leao, ndërsa janë të bindur që lojtari do të zgjasë qëndrimin e tij në klub deri në vitin 2026.

Ylli portugez ka marrëveshje me klubin deri në qershor 2024, por kuqezinjtë tashmë janë duke përgatitur një ofertë për vazhdimin e kontratës.

Leao është rritur këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe duke regjistruar dy asistime në 15 paraqitje në Serie A këtë sezon.

Ai gjithashtu shënoi dhe asistoi një herë në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Sipas Calciomercato.com, Milani ka refuzuar një ofertë nga Anglia dhe një nga Gjermania për 22-vjeçarin, i cili konsiderohet një pjesë vendimtare e së tashmes dhe të ardhmes së klubit.

Milani tashmë ka planifikuar një takim me agjentin e lojtarit Jorge Mendes për të diskutuar zgjatjen e kontratës së Leaos dhe rritjen e pagës.

 

Kuqezinjtë janë të hapur për t’i ofruar atij një marrëveshje të re prej 4 milionë euro në vit dhe nuk po mendojnë ta shesin atë në të ardhmen e afërt.

Leao iu bashkua Milanit nga Lille për 29.5 milionë euro në vitin 2019 dhe ka shënuar 18 gola në 92 paraqitje./Telegrafi/