Telegrafi

Milani ka pasur gati marrëveshjen me Fabianon dhe Pizarron?

Të enjten rosonerët siguruan nënshkrimin e parë që kur kanë humbur mesfushorin Kaka te Real Madridi, duke marrë Huntelaar nga i njëjti ekip.

Sipas La Gazzetta dello Sport ekipet ishin marrë vesh për Huntelaar një muaj më parë, megjithatë Milani kishte dashur të vazhdojë të provojë ndonjë blerje më të qëlluar.

Milani raportohet se kishte arritur marrëveshje për kushtet personale me të dy, sulmuesin e Chelseat, Claudio Pizarro, dhe atë të Sevillas, Luis Fabiano, por pasi negociatat kishin dështuar, Milani kishte përmbyllur marrëveshjen me Huntelaar.