Telegrafi

Milani ka marrë ofertë për Paton

E ardhmja e sulmuesit brazilian ka qenë shpesh temë e mediave duke marrë parasysh lëndimet e tij të shpeshta, ndërsa edhe klube të ndryshme kanë shprehur interesim për të.

“Një ofertë ka arritur për Paton”, ka deklaruar Galliani për Milan Channel, duke diskutuar më pas planet e Rossonerëve për afatin kalimtar të janarit.

“Në tërësi, në mbrojtje dhe në mesfushë nuk do të transferojmë lojtarë. Nëse Pato dhe Robinho qëndrojnë, ose nëse largohet vetëm njëri, atëherë nuk do të sjellim zëvendësues”.

“Besojmë se numri i duhur i sulmuesve është pesë, sepse nëse vijnë edhe dy të rinj, atëherë nuk do të ketë vend për M’Baye Niang”, ka sqaruar zëvendëspresidenti i klubit. /Telegrafi/