Telegrafi

Milani ka gati ofertën për Fabregas

Sipas “Tuttosport”, zëvendëspresidenti Adriano Galliani ka marrë pohimin nga Berlusconi që të bëjë ofertë për spanjollin, ndërkohë që trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, ka premtuar se do t’ia shesë Fabregasin Milanit. 

Po i njëjti burim pohon se Milani do t’i ofrojë Arsenalit 35 milionë euro për shërbimet e lojtarit, ndërsa Fabregasit do t’i ofrohet kontratë pesëvjeçare me pagë prej katër milionë eurosh për sezon.