Telegrafi

Milani interesohet për Diego Alves

Rosonerët janë në kërkim të një zëvendësuesi të portierit Nelson Dida dhe cak i tyre është braziliani tjetër Alves, shkruan sportivja spanjolle AS. Kontrata e Dida skadon në fund të sezonit dhe klubi italian nuk ka në plan ta vazhdojë atë.

Në anën tjetër, kontrata e Alves ka një klauzolë që kap vlerën e 15 milionë eurove, megjithatë, presidenti i Almeria, Alfonso Garcia, thuhet se është i gatshëm ta shesë atë edhe për 10 milionë euro. /Telegrafi/