Telegrafi

Milani interesohet edhe për Trezeguet

Milani ende është në negociata për transferimin e Luis Fabianos, por nëse bisedimet dështojnë për të, rosonerët mund të kthehen kah David Trezeguet.

Francezi edhe para se të kalojë në Juventus ishte cak i Milanit, por duket se interesimi i rosonerëve për të është ringjallur.

Juve është në kërkim të një mbrojtësi pasi ka mjaft futbollistë ofensiv, andaj Gazzetta dello Sport shkruan se është mundshme shkëmbimi në mes të David Trezeguet dhe Massimo Oddo, i cili nuk po e gjen veten në Milan.

Megjithatë, Milani së pari do të presë të shohë se si shkojnë negociatat për Luis Fabianon, ndërsa më pastaj do të kthehet kah ndonjë cak tjetër.

Së fundi, agjenti i ish-sulmuesit të Interit, Adriano, zbuloi se Milani kishte bërë pyetje edhe për sulmuesin brazilian.