Telegrafi

Milani i vë ultimatum Ronaldinhos?

29-vjeçarit i ka rënë sërish forma dhe për këtë arsye nuk u përfshi në skuadrën e Brazilit që do të zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Irlandës, që njëherit lë të kuptohet se ish-lojtari më i mirë në botë do ta ketë shumë të vështirë që të udhëtojë në Afrikën e Jugut nëse luan kështu.

Të enjten, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është takuar me trajnerin Leonardo, të cilit ia ka bërë me dije se kuqezinjtë nuk mund ta tolerojnë një dështim tjetër.

Ndërsa Corriere dello Sport njofton se presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, e ka thirrur Ronaldinhon, nga i cili ka kërkuar që të luajë më mirë kundër Udineses dhe Manchester Unitedit. /Telegrafi/