Telegrafi

Milani huazon Ben Arfa?

Il Corriere dello Sport është duke rënë përsëri në kundërshtim me Adriano Gallianin, pasi që pohon se Ronaldinho do të largohet nga Milani, sipas të gjitha gjasave drejt La Galaxyt.

Për këtë arsye, sipas gazetës italiane, përkundër pohimeve të Hatem Ben Arfa se nuk ka nënshkruar për Milanin, thuhet se francezi tashmë e ka bërë këtë. Të paktën klubet kanë arritur marrëveshje. Milani do t’i paguajë Marseille 1 milionë euro për huazim dhe ka të drejtën ta blejë atë vitin e ardhshëm për 8 milionë euro. /Telegrafi/