Milani do të ketë mungesa të mëdha si Zlatan Ibrahimovic, Simon Kjaer, Rade Krunic, Ismael Bennacer, Lucas Biglia dhe Leo Duarte për takimin e tyre me Hellas Verona.
Rossonerët luajnë në shtëpi ndaj Veronës në takimin e vlefshëm për javën e 22-të në Serie A, takim që zhvillohet në San Siro nga ora 15:00.
Trajneri Stefano Pioli kishte paralajmëruar në konferencën e tij për shtyp se Ibrahimovic dhe Kjaer kishin vuajtur nga simptomat e gripit për disa ditë.
🎙 The Coach previewed tomorrow's game at the pre-match press conference. Watch it in full on our App! 📲
🎙 #MilanVerona: le parole del Mister alla conferenza stampa della vigilia. Guardala sulla nostra App! 📲#SempreMilan pic.twitter.com/YaaCcm7u7U
— AC Milan (@acmilan) February 1, 2020
Dhe, tani ka ardhur konfirmimi se lojtarët e lartcekur do të jenë dy nga katër mungesat e mëdha të Milanit ndaj Veronës.
Përveç këtyre dy lojtarëve, Milanit do t’i mungojë edhe Krunic, i cili ka një problem muskulor dhe Bennacer që është i pezulluar.
Biglia dhe Duarte gjithashtu janë të lënduar, kështu që Alexis Saelemaekers merr thirrjen e tij të parë, së bashku me Daniel Maldini – djali i legjendës Paolo dhe nipi i Cesares.
#SerieATIM: Matchday 22
Our squad list for tomorrow's home match 🏟️
Sono 20 i rossoneri convocati per #MilanVerona 🏟#SempreMilan pic.twitter.com/Ev8PyGU5ZO— AC Milan (@acmilan) February 1, 2020
Skuadra e Milanit për ndeshjen ndaj Veronës:
Portier: Begovic, A. Donnarumma, G.Donnarumma;
Mbrojtës: Calabria, Conti, Gabbia, Hernandez, Laxalt, Musacchio, Romagnoli;
Mesfushorë: Bonaventura, Brescianini, Calhanoglu, Kessie, Paqueta, Saelemaekers;
Sulmues: Castillejo, Leao, Rebic, Maldini
/Telegrafi/