Hellas Verona ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Milanit.
Skuadra e Gennaro Gattusos nuk ka arritur ta vazhdoj serinë e fitoreve, pasi janë mposhtur me rezultat të thellë nga Verona.
Goli i parë i ndeshjes për veronezët erdhi në minutën e 24-të të ndeshjes, kur Antonio Caracciolo shënoi me kokë pas asistimit të Romulos.
Pas këtij goli, Milani u hodh në sulm për ta barazuar rezultatin, por nuk pati sukses dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë minimale të vendasve.
Në pjesën e dytë, Verona përsëri filloi mirë me gol, ku ishte talenti Moise Kean, i cili shënoi në minutën e 55-të për 2-0 pas asistimit të Daniel Bessa.
Goli i tretë për vendasit erdhi nga asistuesi i golit të dytë, Bessa, i cili shënoi për 3-0 në minutën e 77-të pas asistimit të Romulos.
Deri në fund të takimit, Milani u mundua të krijoj diçka për të shënuar golin e nderit, por ndeshja përfundoi me fitoren e Veronas me rezultat 3-0 dhe gjëja e vetme që vlen të theksohet është kartoni i kuq i Susos në minutën e fundit.
Pas kësaj humbje, Milani mbetet në vendin e shtatë me 24 pikë, ndërsa Verona renditet në vendin e 17-të me vetëm 13 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Rossonerët luajnë në shtëpi ndaj Atalantas, ndërsa Verona udhëton te Udinese. /Telegrafi/