Telegrafi

Milani i gatshëm t’i ofrojë rinovim Kessies

Franck Kessie (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani ka shprehur gatishmëri t’ia vazhdojë kontratën Franck Kessie pas fillimit të mirë të sezonit.

21-vjeçari i është bashkuar klubit kuqezi në vitin 2017, por deri më tani në këtë sezon ai ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.

Kontrata aktuale e tij përfundon në vitin 2022, por sipas Calciomercato.com klubi nga Milanio është duke punuar rreth rinovimit.

Franck Kessie duke festuar golin me Giacomo Bonaventuran © (Foto:Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Rroga e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë është 2.2 milionë euro, por kuqezinjtë i kanë premtuar rritje, në mënyrë që të sigurojnë lojtarin se është i rëndësishëm për klubin nga San Siro.

Kessie shikohet nga Milani si një nga lojtarët e së ardhmes së bashku me Gianluigi Donnarumman dhe Alessia Romagnolin.

Lexo po ashtu Kessie: Milanit i duhet Higuaini dhe mentaliteti i tij

Ish-lojtari i Atalantas shquhet për lojën e tij në mesfushë, si në fazën sulmuese edhe atë mbrojtëse.

Gjithashtu saktësia e tij e pasimeve është shumë e lartë te skuadra nga Milano, 87.6 për qind. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=UmrwjBo5trE