Afati kalimtar i verës është ende larg, por skuadrat e mëdha kanë filluar të mendojnë për përforcimet.
Gjiganti italian, Milan po mendon ta përforcojë repartin ofensivë duke tentuar afrimin e lojtarëve cilësorë.
Sulmuesi senegalez, Balde Keita është bërë objektivi kryesor i ‘Rossonerëve’ për repartin e sulmit.
Anëtari i Lazios ka shkëlqyer në Serie A në tri vitet e fundit dhe pëlqehet shumë nga Montella.
Sipas medieve italiane, Milan është e gatshme të ofrojë rreth 25 milionë euro për transferimin e Keitas.
Kujtojmë që afrikani është dalë nga akademia e Barcelonës dhe ka kontratë me Lazion deri në vitin 2019. /Telegrafi/