Telegrafi

Milani, gati ofertën për Balotellin

 Milani është i bindur se mund të transferojë Balotellin pasi pritet të arkëtojë rreth 30 milionë euro nga shitja e yjeve, Robinho dhe Pato, të holla me të cilat nuk do të blihej vetëm Balotelli.

Galliani ka shkuar në Brazil për të finalizuar marrëveshjen me një prej klubeve braziliane dhe menjëherë pasi të kthehet destinacioni i tij i radhës do të jetë Anglia.

“Situata e Balotellit ka arritur në një pikë ku edhe lojtari edhe klubi dëshirojnë që aventura të mbarojë sa më shpejt. Mario i ka thënë agjentit se ai është i gatshëm të largohet. Ai është duke pritur telefonatë nga Italia”, ka theksuar një burim për Goal.

Mario Balotelli që një kohë të gjatë po lidhet me Milanin dhe Interin, ndërsa duket se Rossonerët janë më pranë se kurrë transferimit të tij. /Telegrafi/