Në prag të muajit janar, Milani është duke menduar që të bëjë dy lëvizje për ta përforcuar skuadrën.
Kuqezinjtë kanë zgjedhur dy lojtarë, ndërsa pritet të ketë edhe largime.
Për t’u transferuar janë menduar dy lojtarët, mbrojtësin Mateo Musacchio të Villarreal dhe mesfushorin Sebastian Rudy që luan tek Hoffenheim.
Për këta dy lojtarë mendohet të shpenzohen afro 35 milionë euro.
Ndërkohë që paratë pritet të sigurohen nga shitja e Carlos Baccas dhe Keisuke Hondas që do të largohen. /Telegrafi/