Milani ka shënuar fitore ndaj Lecces me rezultat 3-0 në përballjen e zhvilluar në “San Siro” në kuadër të javës së 31-të.
Kuqezinjtë e nisën shumë mirë ndeshje duke shënuar që në rastin e parë me Cristian Pulisic për 1-0.
Në minutën e 20-të, Milani ngriti epërsinë në 2-0 me golin e Olivier Giroud.
GOOOAL GIIIROUUUDhttps://t.co/4pXhc1N6Qa https://t.co/mqWDSeOsFC
— Milan Posts (@MilanPosts) April 6, 2024
Me të filluar pjesa e dytë, kuqezinjtë shënuan edhe të tretin me Rafael Leaon për të mbyllur çdo dilemë për fituesin.
GOOOOOAL LLEAOOhttps://t.co/vN9SEtDM5s https://t.co/5WQH3KVRBz
— Milan Posts (@MilanPosts) April 6, 2024
Stefano Pioli pas këtij rezultatin, futi në lojë lojtarë që nuk kanë minuta këtë sezon, duke menaxhuar ndeshjen.
Te Lecce në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti Ylber Ramadani.
Me këtë fitore Milani mbetet në vendin e dytë me 68 pikë, ndërsa Lecce është e 13-ta me 29 pikë. /Telegrafi/