Milani ka vazhduar me fitore, derisa ka mposhtur me rezultat të ngushtë Genoan 2-1.
Ishte një ndeshje mjaftë e vështirë për Milanin, pasi edhe mungesat ishin të mëdha në këtë sfidë.
Gjtihsesi vetëm pas 12 minutave lojë, Rossonerët gjetën golin e avantazhit ndaj mysafirëve nga Genoa. Kalulu asistoi bukur për Ante Rebic i cili shënoi për epërsinë fillestare të Milanit 1-0.
Megjithatë mysafirët nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në 1-1 me golin e Mattia Destros në minutën e 37-të.
Me rezultatin e barabartë 1-1 dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutësh.
Milani e gjeti fitoren me shumë mund në pjesën e dytë, kur përfitoi nga autogoli i Scamaccas që shënoi në portën e tij për 2-1.
Deri në fund dy skuadrat patën raste shënimi, por që gola më nuk pati dhe Milani arkëtoi tri pikë të mëdha.
Rossonerët vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e dytë në tabelë me 66 pikë, derisa Genoa është e 14-ta me 32.
Ndeshjen e ardhshme Milani e luan përsëri në shtëpi ku pret Sassuolon, derisa Genoa përballet me Beneventon. /Telegrafi/